Partia e qendrës së djathtë GERB ka mandat që të formojë qeverinë e re bullgare pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ka thënë lideri i kësaj partie Bojko Borisov.
“Rezultati e konfirmon se GERB duhet ta udhëheq Qeverinë”, ka thënë Borisov.
Ai ka shtuar se GERB do të marrë të gjitha masat që sa më shpejt ta formojë Qeverinë me partnerët e tij në koalicion, transmeton Reuters.
Socialistët kanë thënë se do t’i përmirësonin marrëdhëniet me Rusinë nëse i fitojnë zgjedhjet, qoftë edhe nëse i “shqetësojnë dikë nga partnerët nga BE-ja”.