Kushtetuesja vendosi për uljen e pagave të zëvendëskryeministrave

Kushtetuesja vendosi për uljen e pagave të zëvendëskryeministrave

13 mars 2018 20:36

Gjykata kushtetuese anuloi një pjesë të nenit 14 të Ligjit për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve dhe konstatoi se funksioni “nënkryetarët e Qeverisë” nuk ekziston në qarkullimin ligjor të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë mënyrë nuk mund të llogarisë një koeficient të posaçëm të pagës për atë funksion.

Gjykata kushtetuese konsideron se funksioni zëvendës kryeministër është fiktiv, kjo nënkupton se atyre do ju ulet rroga, transmeton aktuale.mk, përcjell Koha.net.

Ky vendim vjen nga nisma e partisë politike “E majta” që në muajin dhjetor ngriti kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 të ligjit për paga dhe kompensime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme