Trump shkarkon Tillersonin, e zëvendëson me shefin e CIA-s

Trump shkarkon Tillersonin, e zëvendëson me shefin e CIA-s

13 mars 2018 14:03

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, nga detyra e tij dhe e ka zëvendësuar me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Kjo lëvizje pritej që nga tetori i vitit të shkuar, kur u raportua për një përplasje mes Trumpit dhe Tillersonit.

Në vend të Pompeos, në krye të CIA-s do të vijë Gina Haspel.

“Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, do të jetë Sekretari i ri i Shtetit. Ai do të bëjë punë fantastike! Faleminderit Rex Tillersonit për shërbimin e tij! Gina Haspel do të bëhet drejtoreshë e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur. Urime të gjithëve”, ka shkruar Trump në Twitter.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme