Botë

Arrestohen të paktën 130 mbështetës të opozitës në Rusi

Policia ruse arrestoi sot të paktën 130 mbështetës të opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, të cilët merrnin pjesë në një manifestim antikorrupsion, konfirmoi organizata OVD-Info, e specializuar në monitorimin e manifestimeve.

Gjithashtu në këtë manifestim u arrestua dhe opozitari Alexei Navalny.

“Opozitari rus, Alexei Navalny u arrestua nga policia gjatë manifestimit kundër korrupsionit që mblodhi sot disa mijëra persona në qendër të Moskës”, theksoi zëdhënësja e tij Kira Iarmych në rrjetin social Twitter.

“Arrestimet vazhdojnë”, shtoi OJQ-ja.

Sipas një gazetari në vendngjarje arrestime të shumta ishin bërë dhe policia ka përdorur dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën, transmeton KP.

Manifestime, ku u mblodhën mijëra rusë në mbarë vendin, u zhvilluan sot me thirrje të Alexei Navalny, një personalitet i opozitës, për të denoncuar korrupsionin pavarësisht ndalimit në shumicën e rasteve nga autoritetet lokale.