Botë

Në Nepal rrëzohet avioni me 75 veta në bord

Një tjetër aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm, një avion është rrezuar në Nepal.

Sipas informacioneve të deritanishme që kanë dhënë mediat e huaja bëhet me dije se kanë qenë 75 veta në bord.

Numri i viktimave ende nuk është konfirmuar, por sipas një zyrtari të lartë bëhet me dije se mund të jenë shumë jetë të humbura.

Deri tani, shtatëmbëdhjetë vetë në bord janë shpëtuar, thonë autoritetet por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Fotot dhe videot e vendosura në mediat sociale treguan se tymi ngrihej nga një pistë aeroporti.

Aeroplani u identifikua në mediat lokale si S2-AGU, një Bombardier Dash 8 Q400, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.