Botë

SHBA: Vritet një nxënëse, plagoset një nxënës

Në një shkollë të mesme në Alabama, në SHBA, ka pasur të shtëna gjatë të cilave u vra një nxënëse 17 vjeçe dhe u plagos një nxënës i po kësaj moshe.

Autoritetet kanë kumtuar se me siguri bëhet fjalë për një incident të paqëllimtë, transmeton Koha.net.

Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë së Birminghemit, Orlando Wilson, ka thënë se hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e të shtënave që ndodhën të mërkurën pasdite në shkollën e mesme Haffman, njëra nga më të mëdhatë në atë qytet, përcjell AP.

Sipas fjalëve të Wilsonit, tash për tash është konfirmuar se personi që ka shtënë nuk është nga shkolla, por ai refuzoi të tregojë kush ka shtënë nga revolja dhe për ç’revole bëhet fjalë.

Ende nuk është arrestuar askush për këtë “incident”.