OKB: Damasku po planifikon një apokalips në Siri

OKB: Damasku po planifikon një apokalips në Siri

07 mars 2018 15:51

Një komisioner i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut akuzoi sot regjimin sirian se po planifikon “apokalipsin” në vendin e tij, duke shtuar se konflikti ka hyrë në një faze të re tmerri.

“Këtë muaj, ishte Guta Lindore që u cilësua nga sekretari i përgjithshëm si ferri mbi tokë”, deklaroi Zeid Ra’ad al Hussein gjatë prezantimit të raportit të tij vjetor në Gjenevë para Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

“Muajin e ardhshëm do të jetë në një vend tjetër që njerëzit do të përballen me apokalipsin, një apokalips i dëshiruar, i planifikuar dhe i ekzekutuar nga individë që punojnë për qeverinë, dukshëm me mbështetjen absolute të disa prej aleatëve të tyre të jashtëm”, kritikoi ai.

Për komisionerin e lartë “është urgjente që të ndryshohet kjo tendencë katastrofike dhe të nxirret Siria para Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme