Botë

Renzi, pas disfatës në zgjedhje, dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike

Descriptive Text

Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike Italiane.

Dorëheqja vjen pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhje e fundit parlamentare.

Matteo Renzi ka shërbyer si kryeministër i Italisë, por dha dorëheqjen e menjëhershme pas një referendumi ku populli italian refuzoi ndryshimet kushtetuese.

Në disa komente të bërë sot, një ditë pas zgjedhjeve kreu i Lëvizjes kryesuese 5 Yjet, Luigi Di Maio tha se “emocionet e tij janë të papërshkrueshme për fitoren”.

Ndërsa lideri i ekstremit të djathtë, Lega Nord, Matteo Salvini tha se: “ekipi me të cilin është e arsyeshme të qeveriset është ai i qendrës së djathtë”.