Botë

Arrin në 2,777 numri i kurdëve të vrarë nga forcat turke në Afrin të Sirisë

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit që ky vend e ka koduar “Dega e Ullirit”, një simbol për paqen, në rajonin kufitar sirian Afrin kanë vrarë 2,777 kurdë, të cilët regjimi në Turqi i cilëson terroristë.

Në një deklaratë, që e transmeton AA, nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për, siç shprehen ata, neutralizimin e terroristëve, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Operacioni i forcave turke “Dega e Ullirit”, në Afrin të Sirisë ka filluar më 20 janar të vitit 2018, dhe me artsyetim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe “për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve”.