Botë

Shuarja e ëndrrës kurde

Descriptive Text

Vetëm disa muaj më parë dukej se kurdët e Irakut dhe të Sirisë ishin fituesit më të mëdhenj të luftës kundër “Shtetit Islamik”.

Të fuqizuar prej aleancave me fuqitë perëndimore që dikur i kishin tradhtuar dhe ndarë, kurdët nisën të besonin fort se ëndrra e tyre e kahershme ishte në prag të jetësimit, shkruan “Koha Ditore”.

Besonin se do të jetësonin atë që u ishte mohuar për shkak të manovrave të ndryshme politike pas Luftës së Parë Botërore.

Megjithatë, në vend se të kishin tashmë shtetin e tyre të pavarur, kurdët kanë pësuar së fundi një goditje të fuqishme.

Derisa ofensiva luftarake kundër “Shtetit Islamik” ka nisur të zbehet, mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për përdorimin e kurdëve si shtylla kundër xhihadistëve nuk është përkthyer në mbështetje afatgjate diplomatike dhe ushtarake, dhe pa dyshim se nuk do të ketë as mbështetje për shtetësinë kurde... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)