Botë

Ata po ju përcjellin gjithkah

Descriptive Text

Rreth orës dhjetë e gjysmë të mëngjesit të një shtune në Londrën veriore dy burra po çajnë nëpër korridoret e një qendre të madhe tregtare. Me helmeta, dorashka dhe xhaketa, ata më fort duken si figura të lojërave kompjuterike se qenie njerëzore.

Dy motoristë i ndjekin prapa. Dhe ata nuk dorëzohen, duke u përpjekur që të mbërrijnë në pikën më të afërt të stacionit të autobusëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Motoristët bëjnë kthesa të rrezikshme teksa përpiqen të realizojnë misionin e tyre.

Motoristët vazhdojnë rrugën derisa mbërrijnë në fund në një rrugë periferike. Nuk është se merret vesh se çka po thonë ata teksa flasin pasi hidhen nga mjetet motorike. Nuk i heqin jelekët dhe helmetat. Por më interesant është fakti se ata nuk e dinë se është dikush që po përcjell prej së largu gjithë këtë histori.

Është një njeri që qëndron para ekraneve televizive, ku kamerat sjellin të gjitha zhvillimet e rrëmbyeshme. Ata flasin rreth një kilometër larg vendit, ku dy persona mundohen të nxjerrin ndonjë mesazh prej zyrës së punës nga biseda që zhvillohet në largësi.

“Po lëvizin”

“Ata po lëvizin” i thotë Sali Ericut.

Dy burrat nuk rrinë më shumë se dy-tri metra larg njëri-tjetrit në një studio të madhe me ekrane që përçojnë pamjet që vijnë prej kamerave të ndryshme të lagjes. Ky sistem kontrolli njihet si CCTV.

Puna e tyre është që të shohin e zhbirojnë gjithçka që ofrohet në pamje. Dhe derisa dy motoristët largohen, Sali shtyp një komandë që fokuson pamjen që vjen prej kamerës me numrin dhjetë. Dhe ja ku ata shfaqën përsëri, duke çarë nëpër “Upper Street” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)