Botë

UNDP: Një të treta e fëmijëve në botë jetojnë në varfëri

Descriptive Text

UNDP ka publikuar një raport ku thuhet se edhe pse zhvillimi mesatar njerëzor është përmirësuar dukshëm në të gjitha rajonet nga viti 1990 deri në vitin 2015, një në tre njerëz në mbarë botën vazhdojnë të jetojnë në nivele të ulëta të zhvillimit njerëzor.

UNDP thotë se kjo vlen edhe për vendet e zhvilluara, ku më shumë se 300 milionë njerëz, duke përfshirë më shumë se një të tretën e të gjithë fëmijëve - jetojnë në varfëri relative.

“Raporti vë në dukje se jo vetëm që privimet janë të larta, por disavantazhet ndikojnë në mënyrë disproporcionale në disa grupe. Gratë dhe vajzat, banorët ruralë, popullsitë autoktone, minoritetet etnike, personat me aftësi të kufizuar, migrantët dhe refugjatët, si dhe komuniteti LGBTI janë në mesin e atyre që sistematikisht janë të përjashtuar dhe hasin në pengesa që nuk janë thjesht ekonomike, por edhe politike, sociale dhe kulturore. Gratë priren të jenë më të varfra, fitojnë më pak, dhe kanë më pak mundësi në shumicën e aspekteve të jetës se sa burrat. Në 100 vende të botës gratë janë të përjashtuara me ligj nga disa punë për shkak të gjinisë së tyre dhe në 18 vende, grave ende u duhet leja nga burri i tyre për të punuar. Edhe popullatat që jetojnë në zonat rurale përballen me pengesa të shumta. Për shembull, fëmijët nga familjet e varfra rurale që ndjekin shkollën kanë më pak gjasa të mësojnë lexim, shkrim dhe matematikë”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.

Raporti thekson rëndësinë e Agjendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe përfshin rekomandime për t’i orientuar politikat që sigurojnë që progresi të shtrihet në atë drejtim që të përfshij edhe ata të cilët kanë mbetur prapa.