Botë

Serbia përkujton 78 ditët e ferrit të saj

Politikanë serbë sot kanë përkujtuar 18 vjetorin e bombardimeve të NATO-sa kundër caqeve të ushtrisë së saj për shkak të politikës gjenocidale të Beogradit kundër popullit shqiptar në Kosovë, transmeton Koha.net.

Kryeministri serb e kandidati për kryetar të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili në kohën e këtyre bombardimeve ka qenë ministër i Informatave në regjimin e Sloban Milosheviqit, sot në përkujtimin e kësaj date, ka thënë se “Serbia është rritur për 18 vjet dhe se ajo nuk do t’ia japë lirinë e vet askujt”.

“19 vende të fuqishme të botës janë vërsulur kundër Serbisë së vogël” , citon b92 të ketë thënë me këtë rast Vuçiq.

Nëpër gjithë Serbinë sot janë mbajtur tubime komemorative në të cilat janë përkujtuar 78 ditët e ferrit, siç i kanë quajtur mediat e këtij vendit ditët e bombardimeve nga NATO.