Botë

Në Berlin sulmohet myslimania me burkë

Në Berlin është sulmuar një myslimane (54) që mbante burkë, njoftoi sot policia gjermane.

Siç thuhet, ajo ishte fyer nga një grua në shitore, e cila kishte dashur t’ia heqë burkën, transmeton AP.

Gruaja që ofenoi myslimane është arrestuar nga policia.

Vitin e kaluar, Parlamenti gjerman ka miratuar propozimin e qeverisë për të ndaluar përdorimin e burkës në shkolla, gjykata dhe institucione, derisa grupet antiislame në Gjermani kërkojnë që kjo ndalesë të lidhet me të gjithë.