Botë

Biden president i SHBA-së më 2020?

Ish-zëvendës presidenti amerikan Joe Biden (Joseph Robinette Biden Jr.) është e mundur të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Biden ka lënë opsion të hapur kandidimin e tij për president të SHBA-së, duke e konsideruar këtë si një mundësi shumë reale.

Siç shkruajnë mediet amerikane, Biden këmbëngul se ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtar dhe se sipas tij, kjo ende nuk është e nevojshme, por se SHBA ka nevojë për një president si ai.

Biden, gjithashtu ka shprehur interes për të sjellë ë zyrën e tij një ekip në rast se ai dëshiron të nisë një fushatë.

Kandidat presidencial për herë të dytë, Biden do të ishte 78-vjeç në Inaugurimin e tij në zgjedhjet e 2020-ës, pra nëse vetëm e merr këtë vendim përfundimisht.