Botë

Në Iran rrëzohet aeroplani me 66 pasagjerë

Descriptive Text

Një aeroplan me 66 pasagjerë në të, është rrëzuar në një zonë malore në Iran.

Aeroplani atëkohë ishte duke fluturuar mes Teheranit dhe qytetit jugperëndimor të Yasuj.

Zëdhënës të shërbimeve emergjente njoftojnë se të gjitha forcat e tyre janë në gatishmëri, transmeton Koha.net.

Sipas raportimeve, rrëzimi ka ndodhur për shkak të motit të keq.

Nuk është raportuar nëse ka viktima.