Botë

14 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Meksikë

Një helikopter, me zyrtarë të lartë që po u vinin në ndihmë zonës së përfshirë nga tërmeti një ditë më parë, është rrëzuar duke shkaktuar të paktën 14 viktima, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.

Zyrtarët raportojnë se helikopteri ushtarak ka rënë mbi disa furgonë që po evakuonin disa të persona nga zona që u godit më parë nga tërmeti.

14 persona- 9 gra, 4 burra dhe 2 fëmijë, kanë humbur jetën nga rrëzimin, tha Zyra e Prokurorit të Oaxaca.

Ministri i brendshëm i Meksikës dhe guvernatori i shtetit jug-perëndimor Oaxaca ishin në bord të helikopterit, por nuk kanë lëndime serioze për jetën, transmeton tch.

Dëshmitarët thonë se ka qenë tepër errësirë kur helikopteri i është afruar tokës dhe është përplasur me furgonët.