Botë

Në Iran arrestohet edhe një grua që protestoi kundër shamisë

Në Iran është arrestuar një grua, e cila ka protestuar në mënyrë paqësore kundër mbulesës së detyrueshme.

Në një video të shkarkuar në YouTube, gruaja duket duke qëndruar mbi një bllok dhe duke valëvitur shaminë e saj në sheshin Revolucioni të Teheranit.

Policia më pas arrin dhe e arreston gruan, ndërsa njerëzit përreth bërtasin: “Lëreni të qetë”. Në Teheran ka pasur disa protesta të ngjashme.

Gruaja që ka bërë protestën e parë të tillë më 27 dhjetor, është bërë simbol i sfidimit të kodit strikt të veshjes në Iran. Ajo tani quhet “Vajza e Rrugës Revolucioni”.

Pas protestës së saj, janë arrestuar edhe disa gra të tjera që kanë shprehur pakënaqësi ndaj shamisë së detyrueshme.

Kodi islamik i veshjes është bërë i obligueshëm në Iran pas revolucionit të vitit 1979.

Policia e moralit përndjek vazhdimisht gratë që nuk e mbulojnë kokën në publik.