Botë

Hahn: BE-ja besimplotë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Sofje, 16 shkurt – Bashkimi Europian është besimplotë për mundësinë e zgjidhjes, deri në korrik, të mosmarrëveshjes dypalëshe mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë, deklaroi komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Në muajt e fundit, negociatat kanë hyrë në një fazë më të intensifikuar mes dy kryeqyteteve në lidhje me mosmarrëveshjen që ka përkeqësuar marrëdhëniet dypalëshe që nga periudha e pavarësisë së shteti të vogël ballkanik pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Johannes Hahn i pyetur në takimin jozyrtar që po zhvillohet në Sofje u shpreh se ishte besimplotë për këtë çështje.

Bullgaria po zhvillon një takim jozyrtar të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që pritet të përfundojë sot.