Së paku 38 xhihadistë  vriten e 526  të tjerë arrestohen gjatë një operacioni në Egjipt

Së paku 38 xhihadistë vriten e 526 të tjerë arrestohen gjatë një operacioni në Egjipt

13 shkurt 2018 22:48

Kajro, 13 shkurt – Tridhjetë e tetë xhihadistë u vranë në veri dhe në qendër të Sinait egjiptian dhe 526 u arrestuan pas katër ditë të një ofensive të gjerë anti-terroriste, sipas një deklarate të ushtrisë të publikuar sot.

Ushtria nisi të premten një fushatë të gjerë për të “spastruar” Sinain, Deltën e Nilit dhe Shkretëtirën Perëndimore në kufi me Libinë.

Që prej shkarkimit nga ushtria të presidentit islamik, Mohamed Morsi në 2013, forcat e sigurisë po përballen me grupime ekstremiste, përfshirë organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët kanë shkaktuar qindra të vdekur në mesin e ushtarëve, policëve dhe civilëve.

Një sulm ajror dhe shkëmbimet e zjarrit në Al-Arich, kryeqendra e Sinait Verior përfunduan me eliminimin e një celule terroriste mjaft të rrezikshme të përbërë nga dhjetë tekfiristë (ekstremistë), njoftoi sot zëdhënësi i forcave të armatosura, Tamer el-Refaï.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme