Botë

Gjermanët e pasur po pasurohen, të varfrit po varfërohen

Gjermanët e pasur po bëhen çdo herë e më të pasur, ndërsa të varfrit gjithherë e më të varfër, tregojnë rezultate e prezantuara të premten nga hulumtimi i qeverisë gjermane.

Në periudhën ndërmjet viteve 1995 dhe 2015, bruto të hyrat për orë pothuajse të 40 për qind të forcës me të hyra më të ulëta janë zvogëluar për 4 deri 7 për qind në kuptimin real, derisa ora e 60 për qind të atyre me paga të larta ka shënuar ngritje prej 1 deri 10 për qind në të njëjtën periudhë, tregojnë rezultatet e hulumtimit, transmeton agjencia Reuters