Botë

Erdoğan: Të gjitha shtetet e NATO-s janë të barabarta me SHBA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se është e gabuar të thuhet se SHBA-të janë të barabarta me NATO-n, por se të gjitha shtetet anëtare të NATO-s janë të barabarta me SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).

"Çfarë është kjo anëtarësi në NATO, çfarë është ky partneritet i përbashkët në NATO. Nëse ne jemi së bashku në NATO, Amerika duhet t'i respektojë nenet dhe rregullat e NATO-s aq sa i respekton edhe Turqia. Unë si president në Turqi dua të dihet se NATO-ja nuk është e barabartë me SHBA-të, por të gjitha shtetet veç e veç janë të barabarta me Amerikën", tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai kritikoi mospërfilljen e shqetësimeve të Turqisë nga SHBA-të rreth mbështetjes ndaj organizatës terroriste PYD/PKK në Siri, duke thënë se nëse një vend anëtar i NATO-s sulmohet, atëherë duhet qëndruar kundër kësaj organizate.

SHBA-të kanë mbështetur organizatën terroriste PYD/PKK, degën siriane të grupit terrorist PKK.

Mbështetja amerikane ndaj organizatës terroriste ka shqetësuar Ankaranë, pasi Washingtoni e konsideron SDF-në e udhëhequr nga PYD/PKK-ja si një "partner të besueshëm" në luftën kundër DEASH-it dhe vazhdon ta furnizojë me armë dhe pajisje edhe përkundër kundërshtimeve të forta të Turqisë.

Në propozim-buxhetin për vitin 2019, Pentagoni ndau 550 milionë dollarë për nevojat e FDS-së në kuadër të luftës kundër DEASH-it.

Në lidhje me këtë, Erdoğan iu drejtua popullit amerikan, duke thënë se këto para janë para që dalin nga "xhepi i popullit".

"Meqë u hoqën maskat dhe u pa e vërteta, ka ardhur koha që disa gjëra të fliten haptazi", tha Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu kritikoi edhe komentet nga gjenerali Paul E. Funk, komandanti i lartë i SHBA-ve në koalicionin kundër DEASH-it, i cilia ka thënë se "nëse Turqia godet Munbixhin, atëherë do të përballet me një përgjigje të ashpër".

"Ata që thonë se do të përgjigjen ashpër, shihet se nuk e kanë provuar shuplakën osmane", tha presidenti i Turqisë, Erdoğan.