Botë

Batutat e presidentes kroate me atë të Serbisë

Zagreb, 13 shkurt - Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq, siç raportojnë mediat kroate e serbe, gjatë darkës së shtruar për nder të tij në Zagreb, ka shkëmbyer batuta me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht ajo tha se ka dëgjuar se në Serbi më e rëndësishmja është që të jesh mikpritës i mirë. “E njëjta gjë vlen edhe ndër ne. Nëna ime gjithmonë përpiqej që mysafiri ynë pas nesh të mos shkojë drejt në skarë”.

Tha po ashtu se vizita e Vuçiqit ishte e rëndësishme. “Në dorezat e mia sot shkruante “Guxim”. Shpresoj që herën tjetër të shkruajë “Mençuri”, ka thënë Grabar, duke shtuar se është ithtare e mesazheve motivuese, transmeton Koha.net.

Ndërsa Vuçiq është shprehur i kënaqur se në mediat serbe nuk kishte shkrime negative në llogari të Kroacisë me rastin e kësaj vizite. Vuçiq si me mahi ka thënë se e kishte thirrur ministrin Aleksandar Vulin dhe e kishte porositur se për të vlen 100 ditë heshtje për tema nga e kaluara, citon Koha.net raportimin e medieve.

Vuçiq citohet të ketë thënë se shpreson për marrëdhënie më të mira midis Kroacisë e Serbisë.