Qeveria britanike përcakton vizionin e saj drejt Brexit

Qeveria britanike përcakton vizionin e saj drejt Brexit

12 shkurt 2018 09:51

Qeveria britanike, në dukje konfuze dhe e përçarë për çështjen e Brexit pritet të përcaktojë vizionin e saj, bëri të ditur dje një ministre, duke konfirmuar informacionet e medias, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

“Unë besoj se dëshira e publikut është vizioni, ata duan diçka konkrete dhe kjo është ajo që do të kenë’’, u shpreh për BBC Penny Mordaunt, sekretarja e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar dhe anëtare e kabinetit të kryeministres.

Ne duhet t’i paraqesin bizneseve si dhe organizatave të tjera një ide që ata duhet të kenë parasysh.

Kryeministrja dhe disa ministra pritet të nisin në javët e ardhshme një seri fjalimesh për Brexit si një përpjekje për t’u shfaqur të bashkuar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Boris Johnson mbështetës i hekurt i Brexit, i cili nuk ka ngurruar të sfidojë Theresa May për këtë çështje, pritet të mbajë të mërkurën një fjalim unifikues mes dy palëve pro dhe kundër shkëputjes nga BE.

Kryeministrja pritet më pas të paraqesë në mënyrë të detajuar partneritetin që aspiron të ketë me BE-në në planin e sigurisë. Më pas do të jetë radha e ministrit të ngarkuar për Brexit, David Davis dhe të Tregtisë Ndërkombëtare Liam Fox, dy mbështetës të zjarrtë të “Brexit” për të folur, përpara se eurofili David Lidington, sekretari i Shtetit pranë kabinetit të kryeministres të marrë fjalën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme