Botë

“Vuçiq ka qenë nxitës i luftës, në Kroaci duhet të bëjë një gjest paqeje”

Descriptive Text

Ish – kryetari i Kroacisë Ivo Josipoviq ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të duhej të vendoste lule për viktimat civile të luftës në Mirogoj.

“Vuçiq ka pasur një rol shumë specifik gjatë luftës. Për dallim nga Boris Tadiqi, ai ka marrë pjesë në nxitje të luftës. Për këtë arsye, po të isha në vendin e tij, me ndonjë gjest do të tregoja se udhëheq politikë paqësore dhe që më vjen keq për tmerret e luftës”, ka thënë për gazetën “danas” të Beogradit Josipoviq, transmeton Koha.net.

“Nuk do të thotë që gjesti të jetë sikur i Brandtit, por, për shembull, vendosja e luleve në përmendoren për viktimat civile të luftës në Mirogoj do të pritej mirë”, ka shtuar ish–kryetari kroat.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot shkon në Zagreb për një vizitë zyrtare në Kroaci.