Botë

May: Sulmuesi është i lindur në Britani

Descriptive Text

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi të enjten se policia e di identitetin e sulmuesit i cili me veturë hyri në mesin e këmbësorëve dhe shkaktoi vdekjen e tre personave para parlamentit britanik, dhe se ai është i lindur në Britani të Madhe.

“Ai ka punuar vetëm dhe nuk ka arsye që të besojmë se janë planifikuar edhe sulme tjera”, tha May, duke mos bërë të ditur emrin e personit, transmeton AP.

May ka thënë, një ditë pas sulmit në Londër, se Britania nuk frikësohet.

Ajo ka shtuar se akti i djeshëm terrorist ka tentuar të shembë demokracinë dhe e ka quajtur sulm në “lirinë e njerëzve në gjithë botën”.