Fundoset rruga në Kinë, 10 të vdekur e 3 të zhdukur

Fundoset rruga në Kinë, 10 të vdekur e 3 të zhdukur

09 shkurt 2018 13:50

Pekin, 9 shkurt– Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë rezultuar të zhdukur pas fundosjes së një rruge, si pasojë e rrjedhjes së ujit në kantierin e një stacioni metroje, njoftuan sot autoritetet.

“Përmbytja e qendrës ka shkaktuar dje në mbrëmje fundosjen e rrugës, që ndodhet në Foshan, metropol industrial i provincës së Guangdongut (jug)”, theksoi bashkia në një komunikatë, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

“Në total, nëntë punonjës janë shpëtuar (…) Operacionet e shpëtimit dhe rehabilitimit po vazhdojnë”, sipas të njëjtit burim.

Imazhet e katastrofës tregojnë një krater të madh të mbushur me ujë dhe baltë, në qendër të një rruge të gjerë me asfalt të ndarë në disa copa.

“Zona e dëmtuar është një sipërfaqe e barabartë me atë të dy terreneve basketbolli dhe me një thellësi prej shtatë metrash”, theksoi gazeta zyrtare “China Daily”.

Aksidentet në kantiere dhe në qendrat industriale janë të vazhdueshme në Kinë, ku rregullat e sigurisë nuk respektohen gjithmonë.

Sipas shifrave zyrtare, 38 000 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në punë në 2017./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjenci

Komentet

Shto koment

Të ngjashme