Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

KQZ-ja e Bullgarisë ndalon videoklipin e koalicionit të partive turke

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë ka ndaluar transmetimin e një videoklipi në gjuhën turke, i cili ishte përgatitur nga koalicioni i Unionit DOST për zgjedhjet e parakohshme legjislative të 26 marsit në këtë vend...

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë ka ndaluar transmetimin e një videoklipi në gjuhën turke, i cili ishte përgatitur nga koalicioni i Unionit DOST për zgjedhjet e parakohshme legjislative të 26 marsit në këtë vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KQZ-ja bullgare vendosi gjithashtu që të fshihet nga të gjitha platformat virtuale ky videoklip, i cili risjell në kujtesë ditët e dhimbshme të fushatës asimiluese të regjimit komunist të Sofjes, që u rrëzua në vitin 1989, kundër turqve dhe myslimanëve të Bullgarisë.

“Videoklipi ndalohet për shkelje të ligjit, që parashikon se bullgarishtja është gjuha e vetme e përdorshme në zgjedhje, si dhe të rregullave të mirësjelljes”, motivoi KQZ-ja bullgare këtë vendim, i cili u mor pas denoncimit të bërë nga Koalicioni i Patriotëve të Bashkuara.

Krahas ndalimit të çdolloj transmetimi të këtij videoklipi, vendimi i KQZ-së bullgare parashikon edhe një gjobë të majme për Unionin DOST.

Më parë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë ka ndaluar edhe një tjetër videoklip të Unionit DOST, në një fragment të së cilit paraqitej edhe ambasadori i Turqisë në Sofje, Suleyman Gokçe.

Koalicioni i Unionit DOST, që pret të votohet gjerësisht nga turqit e Bullgarisë në zgjedhjet e parakohshme legjislative të 26 marsit, formohet nga Partia e Demokratëve për Përgjegjësi, Liri dhe Tolerancë (DOST) dhe Partia Popullore për Liri dhe Nder (HSSHP).