"Dega e Ullirit" e Turqisë vret 1.062 kurdë në Siri

"Dega e Ullirit" e Turqisë vret 1.062 kurdë në Siri

09 shkurt 2018 10:40

9 shkurt - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë operacionin e koduar "Dega e Ullirit" (që njihet si simboli i paqes – sqarim ynë) në Afrin të Sirisë, ku deri më sot kanë vrarë të paktën 1.062 kurdë.

Forcat turke kanë asgjësuar 19 pozicione të terroristëve, ndërkohë që janë shkatërruar edhe depo municionesh dhe strehimore të, siç i quan Turqia kurdët në Siri, terroristëve.

Sipas Shtatmadhorisë, “operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme