Gazeta “Los Angeles Times” shitet për 500 milionë dollarë

Gazeta “Los Angeles Times” shitet për 500 milionë dollarë

09 shkurt 2018 10:06

Washington, 9 shkurt – Kirurgu dhe biznesmeni Patrick Soon-Shiong, për 500 milionë dollarë ka blerë “Los Angeles Times”, njërën nga gazetat më prestigjioze amerikane.

Në njoftimin e kompanisë “Tronc”, pronari i deritanishëm i gazetës së përditshme amerikane thekson se "Los Angeles Times", që del në shtyp tashmë 136 vjet, ka pronar të ri.

Është konfirmuar se gazetën e ka blerë kompania "Nant Capital", pronar i së cilës është miliarderi Soon-Shiong.

Në njoftim thuhet se "Nant Capital" për të blerë “Los Angeles Times” ka paguar 500 milionë dollarë të gatshme.

Sipas marrëveshjes, pronari i ri fitoi pronësi edhe mbi disa shtëpi të tjera mediale lokale, si gazeta "The San Diego Union-Tribune".

Soon-Shiong pas blerjes së gazetës amerikane theksoi se do të vazhdojë me traditën e gazetarisë së suksesshme edhe në të ardhmen.

Ai theksoi se planifikon të vendosë ndryshime radikale në punën e gazetës së përditshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme