Maqedonia ka ambicie për integrim të shpejtë në BE

Maqedonia ka ambicie për integrim të shpejtë në BE

08 shkurt 2018 18:27

Autoritetet qeveritare në Maqedoni shpresojnë që vendi i tyre të integrohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025, një afat ky i paraparë në Strategjinë e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor.

Edhe një pjesë e analistëve në Shkup vlerëson se qeveria e re po bën reforma të duhura që kërkon Brukseli, por sipas tyre për të përparuar drejt integrimeve euro-atlantike vendit i duhet një zgjidhje e shpejtë e problemit që ka me Greqinë lidhur me çështjen e emrit.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme