Macron i hapur për përmendje të Korsikës në Kushtetutë të Francës

Macron i hapur për përmendje të Korsikës në Kushtetutë të Francës

08 shkurt 2018 09:25

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se është i hapur që në mënyrë specifike ta përmendë Korsikën në Kushtetutën e Francës, por ka hedhur poshtë shumë kërkesa të tjera të krerëve nacionalistë të kësaj ujdhese mesdhetare, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se përmendja e Korsikës në Kushtetutë do të sillte njohjen e identitetit të saj, por edhe do ta ankoronte atë në kuadër të Francës. .

Gjatë vizitës së tij të parë në Korsikë pasi u zgjodh kryetar i Francës, Macron ka thënë se gjuhës korsikane nuk do t’i japë status zyrtar dhe se autoriteteve vendore nuk do t’iu lejohet vetoja në blerjen e pronave në ujdhesë.

Macron në Korsikë, është përpjekur për unitet të Francës në kohën kur është në ngritje ndikimi i nacionalistëve në këtë ishull mesdhetar, përcjell al jazzera. Ai ka rikujtuar rolin rëndësishëm të korsikanëve në çlirimin Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tri ditë në prag të vizitës së Macronit në Korsikë,e cila është pjesë e Francës që nga viti 1768, janë mbajtur protesta në të cilat mijëra demonstrues kanë kërkuar autonomi më të madhe, status të njëjtë të gjuhës korsikane dhe lirimin e të burgosurve politikë korsikanë.

Nacionalistët në Korsikë kërkojnë autonomi më të madhe nga Parisi, por për dallim nga Katalonja në Spanjë, ata nuk kërkojnë pavarësi të plotë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme