Botë

Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Vatikan

Descriptive Text

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur me ceremoni në Vatikan, ku ai ndodhet për vizitë zyrtare, raporton AA.

Ceremonia e pritjes u mbajt para Pallatit Apostolik, ku Erdogan u takua me liderin shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskun.

Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan u pritën në Portën San Damaso nga Prefekti i Shtëpisë Papale, Georg Ganswein.

Pas ceremonisë së pritjes, presidenti Erdogan kaloi në vendin ku do të mbahet takimi kokë më kokë me Papa Françeskun.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe Garda Zvicerane e cila ka për detyrë mbrojtjen e Vatikanit dhe Papës.