Mediat greke nuk përjashtojnë mundësinë e një takimi të ri mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij grek Alexis Tsipras.
“Huffington Post” duke u thirrur në burime diplomatike, paralajmëron intensifikim të bisedimeve duke mos përjashtuar që deri ne mesin e muajit shkurt të përpilohet edhe draft marrëveshja ndërkombëtare rreth zgjidhjes së kontestit për emrin e Maqedonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Huffington Post, fillimi i muajit mars mund të jetë vendimtar, kur edhe pritet të dihen rezultatet e negociatave për emrin.
Duke u thirrur në burime diplomatike, mediat greke raportojnë se Qeveria greke është për propozimin “Gorna Makedonija” ndërsa ajo maqedonase për “Nova Makedonia”. Megjithatë, ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz ka hedhur poshtë zërat se palët janë përcaktuar për opsionet e mundshme.