Grekët janë mbledhur para parlamentit në Athinë të dielën për të protestuar kundër përdorimit të termit Maqedonia në çfarëdo zgjidhje që qeveria arrin me ish-republikën jugosllave për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së vjetër të emrit.
Përpjekjet nga dy vendet për të zgjidhur mosmarrëveshjen, që bllokoi aspiratat e Maqedonisë për të hyrë në NATO dhe BE, nuk kanë arritur një epilog që kur shteti i vogël ballkanik u nda nga Jugosllavia më 1991, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizatorët presin dalje të madhe në protestën e së dielës.
“Maqedoni do të thotë Greqi” shkruan në një baner të madh në sheshin e Sintagmës, që ka qenë sheshi kryesor i protestave kundër masave të ashpërsuara që kur nisi kriza e borxheve të Greqisë më 2010. Protestuesit valonin flamujt grekë dhe mbanin në duar banerë me mbishkrime “Duart larg Maqedonisë!”.
Në mesin e folësve para protestueseve është edhe kompozitori grek me famë botërore, Mikis Theodorakis. Disa orë para tubimit, keqbërës të panjohur hodhën ngjyrë të kuqe para shtëpisë së artistit majtist 93 vjeç, që njihet si simbol i rezistencës gjatë viteve 1967-1974, dhe shkruan slogane në mure kundër përfshirjes së tij, transmeton Koha.net.
Rreth 300,000 persona dolën në demonstratën e 21 janarit në Selanik, që është edhe kryeqytet i rajonit të Maqedonisë greke.
Një sondazh i zhvilluar nga gazeta konservatore “Kathimerini” tregoi se 70 për qind e grekëve kundërshtojnë përdorimin e termit “Maqedoni” në çfarë zgjidhjeje.
Ministri grek i Jashtëm, Nikos Kotzias, tha javën e kaluar se Greqia po përgatit propozime që do të ishin bazë për negociata për një zgjidhje me shtetin fqinj.