Turqia vret 932 kurdë dhe pjesëtarë të ISIS-it, kërcënon SHBA-në Foto: Reuters

Turqia vret 932 kurdë dhe pjesëtarë të ISIS-it, kërcënon SHBA-në

04 shkurt 2018 10:12

Ka hyrë në ditën e 16-të ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri për të luftuar grupet kurde të ashtuquajtura PYD dhe luftëtarët e grupit terrorist ISIS.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat e Armatosura të Turqisë, bilanci i këtyre operacioneve është “932 kurdë dhe terroristë të vrarë dhe pesë shënjestra të shkatërruara”.

Ushtria turke thekson se asnjë aeroplan luftarak i saj nuk është sulmuar gjatë luftimeve.

E njëjta komunikatë bën me dije gjithashtu se “13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë” dhe 57 të tjerë janë plagosur në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Pavarësisht se fillimisht ky operacion nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia më 20 janar filloi operacionin ‘Dega e Ullirit’, kundër kurdëve dhe ISIS-it në Afrin të Sirisë.

Pas marrjes së qytetit Afrin, Turqia po planifikon të vazhdojë luftimet në qytetin e Munbijit, por në këtë qytet ndodhen edhe ushtarë amerikanë dhe një ndërhyrje e mundshme mund të shkaktojë konflikt me këta të fundit, raporton Kosovapress.

Ndërsa ushtria amerikane ka bërë të ditur se nuk do të largohen nga ky qytet, zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, ka kërcënuar ashpër duke shprehur se “do të luftojnë edhe ushtarët amerikanë nëse dalin me veshje të terroristëve”.

Një konflikt ushtarak SHBA-Turqi do të ishte fatal për organizatën ushtarake NATO, pasi këto dy shtete kanë shumë ndikim në të.

Ushtria Amerikane është më e avancuar nga ana teknologjike por Turqia ka numrin më të madh të ushtarëve në NATO.

Komentet

jupii06/02/2018 13:58

Nuk kom asgje kunder Kurdve , mirepo mire me kujtohet se kur u bejshin demonstratat kunder bombarsdimeve te natos ne serbi gjithmone jane valvitur edhe flamujt Kurd ne mesin e demonstrantve. Kjo nuk dmth se e perkrahu edhe sulmet Turke shpresoi se nje dite edhe ata do te kene fatin tone te shlirohen nga Turqit si ne prej Serbve e ishalla kan ma shume fat se na pas qlirimit po mendoi ne aspektin se kush do e udheheqe shtetin.

Vakti05/02/2018 09:10

Kur është në pyetje ndjekja e kurdëve nga Turqia, kjo e fundit bahet sikur për shqiptarët Serbia! Vetëm shifne propagandën e saj kur të vretë kurdë i përmend edhe ISIS-at. Të njejten bante Serbia kur i vriste shqiptarë-t tuj i krahasue me terrorista-t. Pra ashtë e madhe fatkeqësi që t`i vritet shpresa një populli të tëre siq janë kurdët të cilët luftojnë për Liri. Jo vetëm kaç, por Kurdët janë populli i cili e luftoi ma së shumti ISIS-in në rajon. Prandaj bota e civilizueme duhet të ju dalë në ndihmë kurdëve dhe t`ja ndalë turrin Turqisë. Qoftë edhe me prishjen e balanceve gjeostrategjike të shteteve në rajon. Nuk guxohet të lejohen tragjedi, vetëm e vetëm se shteteve të caktueme ju shkon uji në Mulli.

Shto koment

Të ngjashme