Botë

Babai tenton ta sulmojë në gjykatë mjekun që i ngacmoi seksualisht vajzat e tij

Babai i tri vajzave që ishin ngacmuar seksualisht nga mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës së SHBA-së, Larry Nassar, tentoi që ta sulmojë atë fizikisht gjatë seancës gjyqësore, por ai u ndalua nga policia.

Nassar është shpallur fajtor nga gjykata e Miçiganit për ngacmime dhe sulme seksuale ndaj vajzave gjimnaste, që merrnin pjesë në garat olimpike.

Lexo edhe: 175 vjet burgim për mjekun që abuzoi seksualisht 160 femra

Pamjet janë publikuar nëpër mediet e huaja ku ai shihet derisa tenton ta sulmojë mjekun e duke thënë “Më jepni vetëm një minutë kohë me të”.