Botë

Trump hedh poshtë akuzat për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë

Uashington, 17 shkurt – Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi sot poshtë çdo akuzë për marrëveshje të fshehta me Rusinë e Vladimir Putinit gjatë fushatës zgjedhore, gjatë të cilave shërbimet sekrete ruse u akuzuan se kanë piratuar rrethin e Hillary Clintonit.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, miliarderi ka refuzuar të japë detaje për politikën e tij kur bëhet fjalë për një afrim të mundshëm me Moskën duke lënë të kuptohet se çdo nisje e re në marrëdhënie nuk ishte e menjëhershme dhe duhet t’i shërbente interesave amerikane.

Pas disa ditëve të krizës në krye të shtetit, Donald Trump iu përgjigj informacioneve të fundit të shtypit, bazuar në rrjedhje të informacioneve që kanë të bëjnë me kontaktet e përsëritura vitin e kaluar mes anëtarëve të ekipit të tij dhe zyrtarëve të afërt të Kremlinit.

“Jo, jo, askush në dijeninë time”, deklaroi ai.

“Nuk kam asgjë për të parë me Rusinë. Në dijeninë time asnjë person që më rrethon”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai njoftoi se i kishte kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të hetonte mbi rrjedhjet kriminale, kryer sipas tij, nga ish-administrata Obama.

Përballja për më shumë se një orë me shtypin ka qenë dhe rasti për të shpjeguar për dorëheqjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare, Michael Flynn.

Ish-admirali, Robert Harward, prezantuar nga Donald Trump për ta zëvendësuar, refuzoi zyrtarisht postin për arsye familjare dhe financiare.