Botë

Pushimet luksoze të presidentit Poroshenko shkaktojnë zemërimin e ukrainasve

Kiev, 1 shkurt – Pushimet luksoze të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe të prokurorit të përgjithshëm nxitën zemërim në mesin e ukrainasve, ndërsa vendi po përballet me një nivel të lartë korrupsioni në radhët e elitës drejtuese.

Pak pas festimit të Vitit të Ri në Ukrainë, Poroshenko së bashku me dhjetë bashkëpunëtorë dhe miq të ngushtë u nisën për shtatë ditë pushime në një ishull privat në arkipelagun e Maldiveve, raportoi televizioni ukrainas, Skhemi, më 18 janar, transmeton ATSH njoftimin e agjencisë AFP.

Dy javë pas këtyre publikimeve, i njëjti program njoftoi sot se prokurori i përgjithshëm Iouri Loutsenko kishte kaluar gjithashtu pushimet së bashku me familjen e tij në ishujt Seishell, që i kishin kushtuar 52 000 euro.

Dy raportimet e Skhemi shkaktuan një valë zemërimi në këtë shtet, i cili po përballet me ekzistencën e korrupsionit, kryesisht brenda elitës drejtuese.