Botë

Pakistan: Senatori dënohet për shkak të kërcënimit ndaj hetuesve

Descriptive Text

Një gjykatë në Pakistan e ka dënuar një ligjvënës me një muaj burg dhe ia ka ndaluar që të ketë post publik për pesë vitet e ardhshme, pasi e ka shpallur fajtor për kërcënim të hetuesve, gjatë një fjalimi të vitit të kaluar.

Në vendimin e sotëm, Gjykata Supreme në Pakistan, senatorin Nehal Hashmi, po ashtu, e ka dënuar me 450 dollarë amerikanë.

Ky vendim u bë një ditë pasi Hashmi kishte kërkuar falje për fjalimin e tij në maj të vitit 2017 në të cilin ishte kërcënuar ndaj “atyre që bëjnë hetime” kundër ish-kryeministrit, Nawaz Sharif, dhe anëtarëve të familjes së tij.