Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia mund të hyjë në BE edhe para vitit 2025

Kryetari i Parlamentit Europian Antonio Tajani ka deklaruar se sot se është e mundur që Serbia e Mali i Zi të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian edhe para vitit 2025, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se është optimist lidhur me hapjen e kapitujve të rinj dhe mbylljen e të tjerëve që tashmë janë hapur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tajani ka thënë se, siç përcjell “blic” i Beogradit, Jean Claude Juncker dhe Donald Tusk, kryetari i Komisionit Europian dhe ai i Këshillit Europian, do ta vizitojnë Serbinë dhe do të rekomandojnë se Serbia është e rëndësishme për BE-në ashtu sikur BE-ja që është e rëndësishme për Serbinë, ndërsa ka shfaqur kënaqësinë që më shumë se gjysma e popullatës serbe është për anëtarësim në BE.

Serbia është kandidat prijës për anëtarësim në BE falë arritjeve të saj, citohet të ketë thënë ai sot gjatë qëndrimit në Beograd.