Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump rifunksionalizon burgun e Guantanamos

Uashington, 31 janar – Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi sot mbajtjen hapur të burgut të Guantanamo Bay duke shënuar një shkëputje nga përpjekjet e përsëritura dhe të kota të paraardhësit të tij, Barack Obama për të mbyllur këtë qendër të diskutueshme.

“Sot, po mbaj një premtim tjetër të fushatës”, nënvizoi republikani gjatë fjalimit të parë drejtuar kombit në Uashington.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të nënshkruaj një dekret që urdhëron ministrin e Mbrojtjes, Jim Mattis për të rishqyrtuar politikën tonë të burgimit ushtarak dhe për të mbajtur hapur hapësirat e burgut të Guantanamo Bay”, theksoi ai.

“I kërkoj Kongresit të sigurohet se në luftën kundër Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës ne vazhdojmë të kemi pushtetin e nevojshëm për të ndaluar terroristëte, për t’i kapur, për t’i gjetur atje ku ndodhen dhe në shumë raste për ata tashmë do të jetë Guantanamo Bay”, shtoi ai.

Ushtria amerikane, nën presidencën e George W. Bush, e ndërtoi këtë qendër ndalimi në një bazë detare që i përkiste SHBA-së, në pikën lindore të ishullit të Kubës.

Kjo enklavë prej 117 kilometra katrorë i ishte dhënë SHBA-së nga Kuba në vitin 1903, në shenjë mirënjohjeje ndaj fqinjit të fuqishëm për ndihmën në luftën kundër spanjollëve.

Njëzet të ndaluarit e parë mbërritën më 11 janar 2002, disa javë pas atentateve të 11 shtatorit 2001. .