Pilotët e “Adria Airways” në grevë

Pilotët e “Adria Airways” në grevë

22 mars 2017 14:23

Për shkak të fillimit të grevës së pilotëve, e cila do të zgjasë deri të enjten në ora 22.00, kompania ajrore sllovene “Adria Airways” ka ndryshuar për të mërkurën orarin e fluturimeve në shumë linja të saj, por deri më tash asnjë fluturim nuk është anuluar.

Kompania u ka bërë thirrje udhëtarëve të saj që rregullisht të përcjellin informatat në ueb faqen e tyre, në mënyrë që të verifikojnë statusin e fluturimit para nisjes në aeroport, transmeton KP.

“Adria Airways” për të enjten ka anuluar fluturimet nga Lubjana për në Cyrih, Tiranë, Prishtinë dhe Paris, transmetojnë mediat sllovene.

Sindikata e pilotëve vendosi për grevë pas skadimit të kontratave aktuale kolektive kah fundi i muajit të kaluar, të cilat nuk ishin vazhduar, uljes së pagave dhe të drejtat e marrëdhënies në punë, për të cilat është thënë se nuk i pranojnë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme