Parlamenti i Katalonjës pritet të zgjedhë sot liderin e ri të kësaj krahine spanjolle.
Megjithatë, pasi kandidati Carles Puigdemont është në mërgim në Bruksel dhe qeveria qendrore në Madrid përpiqet të bllokojë zgjedhjen e tij, ka disa skenarë që mund të ndodhin, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Reuters, Puigdemont mund të zgjidhet president. Ai ndodhet në Bruksel dhe një urdhër arresti është ngritur për të, kështu që do të arrestohet kur të hyjë në Spanjë. Ai dhe pasuesit e tij sugjeruan që Puigdemont të qeveris nga Brukseli duke u bashkuar përmes një video-lidhjeje.
Kjo u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese si një mundësi, duke theksuar se Puigdemont duhet të marrë pjesë personalisht në një seancë në të cilën duhet të bëjë betimin.
Skenari tjetër i mundshëm është që parlamenti të zgjedhë Puigdemont, por se ai nuk mund të qeveris, ndërsa një skenar shumë i mundshëm do të ishte që parlamenti të zgjidhte një kandidat tjetër.