Themeluesi Ikeas, firma suedeze e orendive shtëpiake, Ingvar Kamprad, ka vdekur në moshën 91 vjeçare, bëri me dije kompania.
Kamprad vdiq qetë derisa po flinte në shtëpinë e tij në Småland, në jug të Suedisë, ka thënë Ikea në deklaratën për media, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIkea nisi si një dyqan në kopshtin e Kampradit që shiste orë dhe kartolina krishtlindjesh.
Por dyqani u bë i famshëm për dizajnet e thjeshta të orendive, dhe Kamprad si rrjedhojë u bë një prej njerëzve më të pasur në Evropë.
Kamprad jetoi për disa vite në Zvicër, ku u zhvendos në vitet e ’70-ta për t’iu shmangur taksave të larta suedeze.