Botë

Erdogan: Do të luftojmë kundër forcave kurde deri në Irak

Turqia është e gatshme të zhvillojë luftën kundër forcave kurde në Sirinë veriore deri në lindje të Irakut, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur në Ankara, Erdogan përsëriti se forcat e tij do të lëvizin kundër Manbijit të kontrolluar nga kurdët, gjë që rrezikon të ballafaqohet me SHBA.

Trupat amerikane janë të bazuara në qytet, i cili iu mor Shtetit Islamik ISIS, nga forcat kurdë në vitin 2016.

Turqia filloi operacionin e saj kundër kurdëve fundjavën e kaluar.

Mbështetur nga rebelët sirianë pro-turq, forcat turke sulmuan zonën e quajtur Afrin, e mbajtur nga kurdët, për të larguar nga aty Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG).