Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten katër amerikanë në Kabul

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se katër shtetas amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në hotelin “Intercontinental” të Kabulit.

Sulmi ka ndodhur të shtunën, duke lënë 30 njerëz të vrarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, nuk dha më shumë detaje për viktimat amerikane.

Zyrtarët afganë kanë thënë se 14 shtetas të huaj kanë vdekur në sulm.

Gjashtë sulmues janë vrarë po ashtu nga forcat e sigurisë.

Miliatntët kanë kryer sulmin në hotelin luksoz, të veshur me uniforma ushtarake.