Davos, 24 janar – Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë një politikë të jashtme më të fortë dhe më të bashkuar, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel në Forumin Ekonomik Botëror.
“Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi, ne duhet të marrim fatin në duart tona”, tha Merkel në këtë takim vjetor të liderëve të politikës dhe ekonomisë në qytetin zviceran të Davosit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërballë kërcënimeve nga ekstremistët e Shtetit Islamik, krizave në Afrikë dhe luftës në Siri, BE-ja ka qenë shumë hezituese.
Në të njëjtën kohë, Merkel paralajmëroi se BE-ja nuk duhet të mbyllet përballë migrimit.
“Që prej Perandorisë Romake, që prej Murit të Madhë Kinez, e dimë se duke u mbyllur në vetvete nuk të ndihmon”, tha kancelarja, duke kërkuar një bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe zhvillimin dhe aderimin në traktatet botërore.
Në një kritikë për politikat izolacioniste tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, Merkel u shpreh se, “Proteksionizmi nuk është përgjigjja”.
“Vendet që ankohen për marrëdhëniet e padrejta tregtare duhet të kërkojnë një zgjidhje shumëpalëshe dhe jo të njëanshme”, theksoi ajo.