Botë

Mbi 320 mijë kurdë të rrezikuar nga ofensiva turke në Siri

Descriptive Text

Damask, 24 janar – Mbi 5 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e veta për shkak të sulmeve turke mbi rajonin kurd në veriperëndim të Sirisë, raporton BBC duke u mbështetur në komunikatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net raportimin e agjencive të huaja.

Civilët po ikin nga zona përgjatë kufirit me Turqinë në krahinën Afrin, që kur forcat turke kapërcyen kufirin dhe nisën ofensivën kundër forcave kurde.

KBpohon se disave nga refugjatët u është ndaluar kalimi në zonën që kontrollohet nga forcat besnike të pushtetit sirian.

Bëhet e ditur se mbi 32o mijë civilë janë të rrezikuar për shkak të ofensivës turke në Afrin, ndërsa gjysma e këtyre njerëzve më herët kishte ikur nga territori sirian i përfshirë në luftë.