Botë

Dy të vdekur e disa të plagosur në një lice amerikan

Dy  person janë vrarë dhe së paku 7 persona janë plagosur sot gjatë një shkëmbimi zjarri në një lice në Kentucky të SHBA-ve, njoftoi guvernatori i këtij shteti, i cili ka njoftuar, duke saktësuar se agresori është arrestuar.

Shkëmbimi i zjarrit u regjistrua në liceun “Marshall County”, në qytetin Benton.

“Shkëmbim tragjik zjarri në liceun ‘Marshall County’…, agresori është arrestuar, një i vdekur, dhe disa të plagosur është bilanci tragjik. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta”, ka shkruar guvernatori, Matt Bevin në llogarinë e tij në Twitter, pa saktësuar nëse viktima ishte në radhët e nxënësve të liceut.

Në shkollë ndodheshin 100 fëmijë, të cilët dolën jashtë shkollës, duke kërkuar strehim të sigurt.

"Ata ishin duke vrapuar, duke qarë dhe duke bërtitur. Ishin vetëm fëmijë që kalonin në autostradë. Ata po përpiqeshin të dilnin nga atje", deklaroi një person që kishte biznesin afër shkollës.